May 8, 2024
Maqedoni

Aksident i rëndë në Shkup. Një i vdekur dhe dy të lënduar

Sonte në orët e mbrëmjes në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Në aksident sipas informatave të siguruara nga derveni.info në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar dhe janë dërguar në spital.

Personi i vdekur mësohet të jetë vozitësi i motoçikletës kurse dy të lënduarot e tjerë vozitësi dhe një pasgjerë i Audi.