Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në mediat e Shqipërisë si eksperte e ekonomisë, janë dy viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, ku si pasojë vdekjen e gjetën dy gra, derisa shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe po trajtohet në QKUK, transmeton Klankosova.tv.
Rastin tragjik për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe organet e rendit.
“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në kilometrin e 26-të, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja”, thuhej në përgjigjen e Baki Kelanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës.


