Pjesëmarrja në Garat Komunale të Matematikës
Më datë 30.1.2026 u mbajt gara komunale e matematikës për nxënësit e arsimit fillor, e organizuar nga Lidhja e Matematicientëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo garë tradicionale synon nxitjen e interesit për matematikën, zhvillimin e mendimit logjik dhe identifikimin e talenteve të reja në këtë fushë.
Shkolla jonë u përfaqësua denjësisht nga nxënësja e klasës së gjashtë, Aksa Veseli e cila mori pjesë në këtë aktivitet garues ku dhe arriti pikët maksimale (100 pikë) me përkushtim dhe seriozitet. Pjesëmarrja e saj dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm të shkollës sonë në përkrahjen e nxënësve të talentuar dhe në promovimin e dijes.
Ne e përgëzojmë nxënësen Aksa Veseli për përfaqësimin e shkollës sonë dhe i urojmë suksese të mëtejshme në sfidat e ardhshme arsimore. Gjithashtu falënderojmë mësimdhënësit Fadil Shemi dhe Vlora Arifi – Memeti dhe prindërit për mbështetjen e dhënë në përgatitjen e saj.
Shkolla jonë do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të tilla që kontribuojnë në zhvillimin akademik dhe personal të nxënësve tanë./SHFK “Dituria” Likovë

