Akademia e Shkencave të Kosovës: Ali Ahmeti garantoi ndarjen e Kosovës
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka publikuar një analizë të gjatë me 39 faqe, për raportet e Kosovës dhe Serbisë nga periudhat më të hershme deri në zhvillimet e fundit. Në këtë analizë përmendet edhe propozimi për ndarjen e Kosovës, ku thuhet se kryetari i BDI-, Ali Ahmeti, ka dhënë mbështetje duke garantuar se ndarja e Kosovës nuk do të ketë reflektim në Maqedoninë e Veriut.
“Më anë tjetër, mbështetja që mori nga disa liderë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut (Ali Ahmeti), se do ta pranonin në qetësi ndarjen e Kosovës, duke mos kërkuar që ata të bashkoheshin me Kosovën ose me Shqipërinë dhe duke mos e copëtuar këtë shtet, nuk kishte asnjë garanci se me një ndarje të Kosovës nuk do të rrënohej njëkohësisht edhe paqja e brishtë në këtë “kërthizë” të Ballkanit Perëndimor.”, shkruan në analizën e Akademisë./In7.tv
Analiza e plotë: https://ashak.org/synimet-destabilizuese-te-serbise-ne-kosove-dhe-ne-ballkanin-perendimor/