Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor shkencor, Ditët e Alfabetit në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, akademia e sotme iu kushtua 100 vjetorit të lindjes së historianit Shukri Rrahmai, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e shkencës së historisë, për ndriçimin e periudhës së historisë sidomos për periudhën e Vijaletit të Kosovës.
Me këtë rast, të pranishëm ishin e familjarët e historianit Shukri Rrahimi të cilët dhuruan krijimtarinë e tij në bibliotekën e Institutit.
Drejtori i Instituti, Besnik Emini tha se vepra e tij për Vijaletin e Kosovës do të jetë shenjë identifikimi i veprimtarisë së tij.
“Profesori Shukri Rrahimi ishte ndër themeluesit e shoqatës së historianëve shqiptarë në Maqedoni, një ndër shoqata më të hershme të regjistruara gjatë viteve të tranzicionit politik…Profesori ishte i hapur në veprimtarinë e tij në një kohë mjaftë delikate ai arriti të shkruaj veprat të cilat zhvendosën kufijtë e historisë gjeografike shqiptare”, tha Besnik Emini drejtori i Institutit./ Alsat.mk

