May 3, 2024
Maqedoni

Ajdini ja parashtron disa pyetje Grubit: Me kë dhe pse u përqafove në natën e 27 Prillit?

Omer Ajdini nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, ka komentuar deklaratën e Artan Grubit, i cili gjatë ditës së sotme, ka ironizuar me arritjen e marrëveshjes mes opozitës shqiptare dhe VMRO-DPMNE.

Ai ka thënë se e kupton shqetësimin dhe ankthin e Grubit, ngase sipas tij, bashkëpunimi opozitar, në zgjedhjet lokale do t’i jep fund korrupsionit, krimit dhe regjimit hibrid.

“Para se të flasë për 27 prillin, Artan Grubi duhet të përgjigjet disa pyetjeve, e para: me kë dhe pse Artan Grubi u përqafua natën e 27 prillit në momentin që jeta e një deputeti shqiptar ishte në rrezik, e dyta: pse Artan Grubi dhe koalicioni i tij amnesutan shumicën e njerëzve të cilët organizuan ngjarjet e 27 prillit, me ato edhe Nikolla Gruveskit ia mundësuan arratisjen e tij në Hungari? Pyetja e tretë të cilën Artan Grubi duhet t’i përgjigjet është se kush ishte funksionari i BDI-së e cili e informoi Nikolla Gruevskin që më 27 prill do të zgjedhet kryetari i Parlamentit? Pra, kur të përgjigjet Artan Grubi në këto pyetje, atëher ndoshta mund të flasim për ngjarjet e 27 prillit. Ngjarje për të cilën Artan Grubi nuk e ka fijen e moralit që të flas ose të debatojë për të”, ka deklaruar Omer Ajdini, raporton SHENJA.