Ahmeti takoi nipin e bashkëveprimtarit të tij nga Gostivari
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, takoi sot nipin e bashkëveprimtarit të tij nga Gostivari.
“Sot kisha kënaqësinë ta pres në selinë e BDI-së Naser Veliun, të riun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit tim të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.
Naseri është elektroinxhinier, i diplomuar në universitete prestigjioze në Angli. Takime me të rinj të arsimuar, të përgatitur profesionalisht dhe me vizion për të ardhmen janë gjithmonë të këndshme dhe japin shpresë se brezat e rinj do të vazhdojnë të kontribuojnë me dije, përkushtim dhe përgjegjësi për zhvillimin e shoqërisë sonë.
I uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal”, ka shkruar Ahmeti pas takimit.

