May 5, 2024
Maqedoni

Ahmeti: Nuk do kandidoj për president! (Video)

LAJM: z.Ahmeti, a do të kandidoni për President të Maqedonisë së Veriut?

Ali Ahmeti: Jo, unë e kam bërë një deklaratë edhe pse ka një informacion në media, por kjo çështje nuk është shtruar në organet e partisë. Do të diskutohet për të gjitha rrjedhat dhe organet e partisë do vlerësojnë tërë situatën, opsionet të gjitha janë të hapura dhe të shikojmë. Do të vlerësohet pastaj do të veprojmë.

LAJM: Si e vlerësoni kandidaturën e Taravarit?

Ali Ahmeti: Fillimisht kemi menduar që të jetë një kadidat i pranueshëm prej të gjitha palëve, një kandidat që nuk ka angazhime të drejtëpërdrejta partiake, për të cilën gjë jam dakorduar. Të gjejmë një kandidat i cili do të ishte i pranueshëm për të gjithë, por ja që nuk ndodhi për fat të keq. Do të shikojmë më tej se si do të veprojmë.

LAJM: A mund të kemi një president shqiptar në këto rrethana politike?

Ali Ahmeti: Asnjëherë nuk thuhet jo. Edhe për kryeministër shqiptar nuk besonte askush por u bë. Tani jetën e kemi përpara dhe duhet ndërtuar strategji, duhet ndërtuar teren për hapa të mëtutjeshëm.

LAJM: A do të nxjerrë BDI-ja kandidat për president?

Ali Ahmeti: Sigurisht edhe BDI-ja. Përderisa u politizu kandidatura për president edhe BDI do të ketë kandidatin e vetë.