Sonte pata kënaqësinë të jem mes anëtarëve, aktivistëve dhe strukturave tona në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Tearcë, ku u zgjodhën organet e reja drejtuese të degës. Një kuvend i karakterizuar nga fryma e unitetit, përgjegjësisë dhe besimit të palëkundur në rrugëtimin tonë të përbashkët, njoftoi kryetari i BDI, Ali Ahmeti.

“Tearca ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e fuqishme të organizimit tonë. Energjia e aktivistëve, përvoja e veteranëve dhe përfshirja e brezave të rinj janë dëshmia më e mirë se BDI vazhdon të jetë organizata më e konsoliduar dhe më e organizuar politike shqiptare në vend.

Të gjithë të zgjedhurve në strukturat e reja drejtuese u uroj punë të mbarë dhe suksese. Përpara kemi sfida të rëndësishme, por me unitet, vendosmëri dhe besim te njëri-tjetri, do të vazhdojmë të mbrojmë dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Tearca është gati. BDI është gati. Bashkë, vazhdojmë përpara!”, theksoi Ahmeti.

" "
sqShqip