Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duke iu drejtuar kundërshtarëve politikë në Saraj theksoi se me BDI-në në pushtet vendi ka bërë marrëveshje ndërkombëtare.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Ne kemi bërë fushata shumë të fuqishme. Merreshim me marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa disa të tjerë sot merren me kanalizime dhe asfaltime. O djem, aman! Ju jeni analistë, publicistë, gazetarë – Jugosllavia nuk u prish për kanalizime e asfalt, por sepse shkeli të drejtat e shqiptarëve,” deklaroi Ahmeti para një turme entuziaste, njofton TS.

Ai u kujtoi qytetarëve historinë e lëvizjes kombëtare dhe sakrificat që janë bërë për të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut:

“Unë jam nga ata që dolën nga lëvizja studentore. Ne nuk u ngritëm për kanalizime e asfalt. Ne u ngritëm për republikë, për shtet, për drejtësi, për universitet në gjuhën shqipe në Shkup, dhe sot ato janë të realizuara,” theksoi ai.

Por sipas Ahmetit, sfida nuk përfundon me realizimin e këtyre të drejtave, por me mbrojtjen e tyre.

“Tani është koha që ato të drejta të mbrohen nga njerëz që kanë dinjitet dhe legjitimitet. Më vjen keq për disa prej tanëve që janë aty, e para, nuk e kanë legjitimitetin. E dyta, më falni, por shkuan sepse i thirri Agaj!”

sqShqip