Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me të rinjtë e Kërçovëska theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë autoktonë dhe se të drejtat e tyre nuk mund të mohohen.
“Ta humbish integritetin dhe dinjitetin, është sikur t’ia marrish shpirtin e organizmit. Për fat të keq, kjo na ka ndodhur neve për këto 15 muaj. Na kanë goditur edhe në dinjitet, edhe në integritet,” u shpreh Ahmeti.
Ai kujtoi një episod të së kaluarës politike:
“Çka më ktheu mua pas në konceptin tim, ishte kur e pashë udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së së atëhershme që ia drejtonte dorën fotografisë së Fatmir Deharit dhe thoshte: Fatmir Dehari le të shkojë në Shqipëri po ta duaj Shqipërinë, por këtu është Maqedoni. Kjo është Maqedoni shqiptare dhe le ta dinë të gjithë.”