Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon se pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të organizojë protestë në të cilën do të kërkohet drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së të cilët po mbahen në Hag.

“Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.May be an image of text that says ‘PROTESTE GJITHỄKOMBETARE ΝE SHKUP PROTESTE ESTO 13 DHJETOR 2025 UCK CK ORA 13:00 CIAN C GLIRINTAREE 3 KOSOVES Sheshi “Skënderbeu”, Shkup ORGANIZOHET NGA KATEGORITE E DALA NGA LUFTA E UÇK-SẼ’

Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.
Ai konfirmon se protesta do të mbahet më 13 dhjetor, në orën 13:00.

Kujtojmë se edhe OVL-UÇK e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë.

sqShqip