Maqedoni

Ahmeti: Kurrë s’jam ushqyer me djersën e tjetrit, por me djersën e ballit tim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e koktejit të organizuar për përzgjedhjen e përbërjes së re të Degës së BDI-së në Çair, tha se ai kurrë nuk është rritur me djersën e tjetër kujt dhe se nuk është futur në këto veprimtari për të keqpërdorur besimin e njerëzve.

“Kam atë gjak në derë, kam atë gjak nga tradita ime familjare, kurrë nuk jemi rritur dhe s’jemi ushqyer me djersën e tjetër kujt, por me djersën e ballit tonë. Prandaj, unë nuk kam hyrë në këto fushëveprimtari për të keqpërdorur besimin e njerëzve, as në fronte ku kam qenë, as në paqen që po e ndërtojmë bashkë me gjithë bashkëpuntorët”, tha Ahmeti.