May 24, 2024
Maqedoni

Bekim Sali takon banorët e Dizhonit, Master Plani për Çairin e Ri parasheh ndryshimin e kësaj gjendje!

I shoqëruar nga bartësi i listës për Këshillin Komunal të Çairit, Zudi Koka, dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë, sot e vizituam një pjesë të lagjes Dizhon, njofton Bekim Sali, kandidat për kryetar në komunën Çair.
“Duke ecur në këmbë nëpër pellgjet e ujit të krijuara gjithandej pas shiut në Çair, kishim mundësi ta ndjejmë edhe vështirësinë e jetës së këtyre banorëve të braktisur nga politikat publike të autoriteteve komunale.


Duke ndjerë keqardhje për gjendjen e tyre, u zotuam që të punojmë për jetë më cilësore për këta njerëz”, deklaroi Bekim Sali pas takimeve me qytetarët.