Maqedoni

Ahmeti: Deklarata e Arianit Hoxhës, deklaratë emocionale

Deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha se “Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri!”, kreu i BDI-së e cilësoi si deklaratë emocionale që ka për qëllim ushtrimin e presionit ndaj institucioneve.

“Deklarata emocionale, dhe presion i drejtpërdrejtë ndaj organeve që janë kompetente për të sjell rregull dhe drejtësi në vend. Dhe mendoj se është presion ndaj institucioneve. Unë nuk mendoj se Lëvizja BESA do të tërhiqet, sepse i shkakton dëm edhe vetë partisë në fjalë, por besoj se është një lloj presioni ndaj koalicionit, por koalicioni nuk dëmtohet nga deklarata dhe presionet e tilla. Megjithatë nuk është mirë sepse po ushtrohet presion ndaj institucioneve”, deklaroi Ahmeti.