Sonte, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe me unitet të plotë, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Vrapçisht, ku u konstituuan organet dhe strukturat drejtuese që do të bartin përgjegjësinë për organizimin dhe veprimin politik në periudhën e ardhshme, njoftoi kryetari i BDI, Ali Ahmeti.
Me këtë rast, uroi kryetarin e degës, Kryesinë e Degës, Këshillin Mbikëqyrës, Komitetin e Veteranëve, si dhe sekretarët e sekretariateve për besimin e marrë dhe përgjegjësinë që kanë marrë përsipër.
“Jam i bindur se me përkushtim, punë dhe afërsi me qytetarët do ta forcojnë edhe më tej organizimin tonë në Vrapçisht.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca më e madhe, më e organizuar dhe më e konsoliduar politike e shqiptarëve në vend. Fuqia jonë buron nga besimi i qytetarëve, nga uniteti ynë dhe nga qëndrueshmëria e kauzës që përfaqësojmë.
Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për organizim, mençuri dhe vendosmëri. Të bashkuar, me argumente të forta, me vizion të qartë dhe me përkushtim ndaj interesit qytetar, do t’i përballojmë dhe do t’i ndalim politikat e gabuara që cenojnë të arriturat dhe të drejtat e shqiptarëve.
Urime Vrapçishtit dhe suksese të zgjedhurve në këtë rrugëtim të ri!”, deklaroi Ahmeti.

