Maqedoni

Agim Nuhiu: Zëvendësministri nga Kosova nuk do të takohet me të dënuarit për Lagjen e Trimave

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu bëri të ditur se nesër do të ketë takim me kolegun e tij kosovar, Blerim Sallahi.

Nuhiu sqaroi se nuk është paraparë takim me shtetasit e Kosovës të cilët janë dënuar në rasitin gjyqësor “Lagja e Trimave”.

Në një deklaratë për MIA, Nuhiu sot padite tha se do të takohet me zëvendësministrin Blerim Sallahi dhe se është paraparë takim me udhëheqësinë e burgut “Idrizovë”, por jo edhe me të burgosurit.

Ndryshe, më herët në disa media u raportua se Sallahu do të ketë takim me të dënuarit në rastin gjyqësor “Lagja e Trimave”.