May 7, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi: Votuesi është gjykatësi më i mirë për politikanët

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sonte në emisionin “Klan Debat” në TV Klan Macedonia, ka folur rreth rolit të Alternativës në qeverinë e re Kovaçevski.

“Partitë politike në vend e kanë të rëndësishme që të kenë strategji të përbashkët për kontestin me Bullgarinë, mirëqenien ekonomike dh sferën e arsimit. Ne duhet t’i besojmë qëllimit të mirë. Votuesi është gjykatësi më i mirë për politikanët”, ka përfunduar Gashi.