Maqedoni

Afrim Gashi sonte realizoi takim me strukturat e degës së Bogovinës

Sonte, kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretari Organizativ, Mubekir Palloshi, aktivitetin e tyre e kanë vazhduar duke realizuar takim me strukturat dhe aktivistët e degës së Bogovinës.
Gjatë këtij takimi u fol mbi përfundimin e procesit reformues brendapartiak, situatën aktuale politike në vend, ku me theks të veçant u diskutua edhe mbi përgatitjet e zgjedhjeve lokale të tetorit.
Gashi kërkoi nga aktivistët e Alternativës në Bogovinë, që të angazhohen maksimalisht që muaji tetor të jetë fitore plebishitare e Alternativës.