May 18, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi realizoi takim me degën e Çairit – Erhan Zuberi kryetar i ri i Degës

Sot, në selinë qendrore të partisë, kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretari Organizativ, Mubekir Palloshi, pas përfundimit të takimit me degën e Gazibabës, vazhduan me takimin e radhës e zhvilloi me degën e Çairit.
Gjatë këtij takimit u fol rreth situatës politike në vend dhe përfundimin e reformave të brendshme partiake. Përveç kësaj, në mbledhjen e degës Çair, me vota unanime nga kuvendarët e degës u zgjodh edhe u.d. kryetar i degësë së Çairit, aktivisti i njohur Erhan Zuberi.
Kryetari Gashi, kërkoi nga gjithë kuvendarët dhe aktivistët e degës Çair, që maksimalisht të angazhohen për fitoren e zgjedhjeve lokale në komunën e Çairit.