May 22, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi: Me amendamentin kundër korrupsionit kemi goditur në shenjë, është shumë me rëndësi ta pengojmë korrupsionin politik

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, i ftuar televizionin TV24 tha se ata janë të bindur se duhet diçka e madhe në sistemin politik të ndodhë në mënyrë që të pengohet korrupsioni.
“Politika si një nga faktorët kyç në shtet për rritjen e vetëdijes, zhvillimit të shtetit e kështu me radhë, pas gjitha hulumtimeve, dhe ne si qytetarët e dimë të gjithë se korrupsioni është një nga problemet kryesore, posaçërisht korrupsioni politik. Për këtë shkak ne jemi shumë të gëzuar që kemi goditur në shenjë, pra kemi goditur cakun me atë që ne bëjmë përpjekje se si do të zgjidheshin problemet. Është shumë me rëndësi ta pengojmë korrupsionin politik, të kemi politikanë që kur të vijnë në pushtet, dhe ta dinë se nëse gabojnë, kurdo qoftë ata do të duhet të përgjigjen dhe jo të fshihen. Mendoj se kjo është një nga motivet e tona për të vepruar në periudhën e ardhshme”, tha Afrim Gashi duke thënë se ata do të insistojnë që të zbatohet amendamenti i tyre.