May 19, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi: Fatkeqësia e tornados me mbi 50 viktima në ShBA është lajm i hidhur edhe për ne

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar për fatkeqësinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u shkaktua nga tornado të fuqishme.

Ka shkruar se kjo fatkeqësi është një lajm i hidhur edhe për Maqedoninë e Verit, vend i cili sipas tij sapo ka kaluar fatkeqësi natyrore dhe aksidente trafiku, transmeton TV21.

Reagimi i plotë në Facebook:

Fatkeqësia e tornados në shtetet Arkansas, Illinois, Kentucky, Missouri dhe Tennessee në SHBA, që ka shkaktuar më shumë se 50 viktima dhe shumë dëme të tjera, është lajm i hidhur edhe për ne, që sapo kemi kaluar nëpër fatkeqësi natyrore e aksidente fatale.
Duke u lutur që kjo fatkeqësi natyrore të përfundojë me sa më pak pasoja, urojmë që këto shtete të rimëkëmben sa më shpejt dhe t’i kthehen jetës normale.