May 16, 2024

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe në fund të ditës me reshje të kohëpaskohshme lokale të dobëta shiu në pjesët perëndimore dhe lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6, kurse maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup moti me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht e qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.

Të dielën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu. Të hënën do të ketë stabilizim të përkohshëm, ndërsa të martën do të ketë sërish vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të mëdha deri të martën, ndërsa të mërkurën do të fryjë erë nga veriu dhe do të ketë rënie të lehtë të temperaturës ditore.