September 8, 2024
Maqedoni

Afati për letërnjoftimet dhe patentë shoferat mund të vazhdohet për disa muaj, për pasaportat jo!

Pasaportat nuk do të jenë të vlefshme pas datës 12 shkurt, pa marrë parasysh afatin e tyre, ndërsa për letërnjoftimet dhe patentë shoferët do të duhet të vendoset në mënyrë plotësuese, duke qenë se qytetarët janë ende në pritje të termineve, mëson Zhurnal

Siç çmësojmë, institucionet po shqyrtojnë një vendim me të cilin do të vazhdohet afati i letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve edhe për disa muaj. Megjithatë, duhet pasur parasysh se sipas vendimit që është aktualisht në fuqi, skadimi i afatit të dokumenteve që nuk përmbajnë emrin “Maqedonia e Veriut” do të jetë deri më 12 shkurt. Procesi i ndryshimit të dokumenteve nuk po shkon shpejt, sepse pikat ku bëhen aplikimet janë të mbushura çdo ditë. Qytetarët kanë frikë se pa dokumente nuk do të mund të funksionojnë, pra të kryejnë identifikimin institucional, të marin pensionet dhe pagat.

Nga MPB ende nuk konfirmojnë zyrtarisht vendimin se për disa dokumente personale mund të vazhdohet afati. Për reagimet se në pikat e aplikimit ka turma dhe nuk ka termini të mjaftueshme, ata thonë se po bëjnë gjithçka që çdo qytetar të marrë një dokument në kohën e duhur.

“Ju informojmë se Ministria e Brendshme shfrytëzon të gjitha lehtësitë që qytetarët të marrin dokumente personale. Krahas punës së rregullt me ​​termin, kemi bërë të mundur edhe fotografimin për dokumente personale pa termin në SP Prolet. Sa i përket marrjes së dokumenteve tashmë të kompletuara, sportelet punojnë edhe në fundjavë, dhe këtë e bëjmë të ditur përmes mediave, në mënyrë që qytetarët të informohen se kur dhe ku mund të marrin dokumentet”, thonë nga MPB.