May 9, 2024
Maqedoni

Nisi ndërtimi i pllakës përkujtimore për 5 dëshmorët e fshatit Nikushtak të Likovës

Para pak ditësh ka nisur ndërtimi i një pllake përkujtimore për pesë dëshmorët e fshatit Nukushtak: Harun Aliu, Jetulla Miftari, Qemal Shaqiri, Abaz Beqiri dhe Muzafer Agushi, shkruan Open-TV.

Ky projekt po realizohet nga vet banorët e fshatit.

“Punimet vazhdojnë te Sheshi i Dëshmorëve të Kombit, fal jush vëllezër bashkëfshatar ëndrra jonë po bëhet realitet. Një falënderim për të gjithë ata që kontribuuan dhe po kontribuojnë cdo ditë e më shumë për ta realizuar këtë projekt të cilin shumë vite e kemi pritur. Bamirës Zoti ju shpërbleftë”, kanë shkruar në faqen e Dëshmorit të kombit, Jetulla Miftari.

Pllaka përkujtimore pritetë të jetë gati në javën e dytë të muajit maj.
Me ndërtimin e kësaj pllake përkujtimore do të kujtohen denjësisht dëshmorët e këtij fshati që dhanë jetën për vendin e tyre.