VLEN dje ka bërë hapjen e shtabit në Gostivar, si dhe ka promovuar kandidatin e tyre për kryetar komune, Nevzat Bejta.

Shefi i shtabit zgjedhor i VLEN-it, Adnan Azizi, në një postim në Facebook pas hapjes së shtabit, Adnan Azizi, shkruan se Nevzat Bejta është kryetari i fundit që ka punuar për Gostivarin dhe duhet t’i jepet mbështetje.

Azizi gjithashtu thotë se kundërkandidatët në Gostivar kërkojnë komunën për ta financuar partinë dhe për të mbijetuar politikisht.

“Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës. Qytetarët e Gostivarit e dijnë mirë këtë. Është koha që të kthehet dhe t’i rregullojë krejt ato që i shkatërruan këta të tjerët”.

" "

“Ata nuk garojnë për të bë punë për Gostivarin. Atyre iu duhet Gostivari për mbijetesë politike. Për ta shpëtuar karrierën personale dhe për ta financuar partinë. Nuk e kanë hallin e Gostivarit dhe gostivarasve”.

“Gostivari sot ka nevojë për siguri politike, për stabilitet, për një dorë të provuar, jo për eksperimente, jo për improvizime dhe jo për njerëz që e shohin qytetin si shpëtim politik. Urime kandidatit Nevzat Bejta dhe urime për përzgjedhjen si shef shtabi Bahar Aliut”, ka shkruar Azizi.

sqShqip