Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka hedhur poshtë akuzat se familjarë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kanë shitur aksione bankës serbe. Ademi theksoi se si Bashkim Demokratik për Integrim hedhim poshtë çdo shpifje nga ana e VLEN-it si agjendë e padronit të tyre dhe “ata janë shndërruar në një degë më anti shqiptare të VMRO-së më shumë se sa vetë VMRO-ja”.
Përmes një press konference ai ka akuzuar “qeveria pa legjitimitet” ka shkëputur kompanitë shqiptare nga mbështetja prej kredisë hungareze 250 milion euro, dhe sipas tij, të gjitha këto mjete janë destinuar për kompanitë maqedonase dhe asnjë për kompanitë shqiptare.
Ademi dhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e BDI-së që oponentët të urdhërojnë të kalojmë ligjin për veting që është në Parlament.
“Të hetojmë çdo subjekt politik në Maqedoninë e Veriut në 30 vitet e fundit dhe të hetojmë prejardhjen e pasurisë së të gjithë figurave politike në këto 30 vite sidhe procesin e privatizimit”, tha Ademi.