Dr Adem Haziri si fëmij 4 vjeçar do të shpërngulej nga Dunavi. Asgjë s,po kuptonte fëmiu i shpërngulur në LLojan për të pritur dokumentat e ikjes për Turqi,Ishte viti 1958. Babai i tij Nevzati ishte bërë gati.Bashk me familjen do të shkonin në Turqi. Ishte gjithçka e panjohur për të. Shkuarja në Turqi do të dështonte, kështu që Ademi i vogël do të regjistrohej në shkollën fillore aty, për të vazhduar shkollën e mesme maqedonisht në Kumanovë.
Do ta kryente me sukses të shkelqyeshëm.Pastaj do të regjistrohej në Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë. Do ta kryente shumë shpejt.Do të vendosej me vendbanim në Fushkosovë,Jeton me gruan e tij. Ai kishte dhënë kontribut të shumtë.Në luftën e Kosovës kishte shërbyer si mjekë i Uçk. Banorët e fshatit Dunav ndihen të lumtur me punën e tij shkencore e humanitare.

sqShqip