Absurdi dhe të kuptuarit
Shkruan: Prof.Dr Kadri Metaj
Këto ditë tema e absurdit u bë temë debati në FB duke marrë shkas nga citimi i Kryeministrit lidhur me vdekjen e nënës së tenorit R. Lahaj dhe duke ju referuar shkarazi filozofit Albert Camus. Autorë të konsiderueshëm nga fusha e politikës, medias e të tjerë “ju gjuajtën” kryeministrit me pretendimin se ai nuk e paska kuptuar veprën e Camus dhe prandaj ja paska huqur, siç thonë ata, kur ju referua temës së absurdit dhe vet A. Camus, duke na sjellë edhe “argumente “ nga variantet e ndryshme të përkthimit të vepres “ I huaji” të autorit.
Oponentët e kryeministrit mbase mund të kenë arsyet e veta për ta pritë atë në pusi por në lidhje me A. Camus, ata qe ja kanë huqur janë pikrisht kritikuesit e tij.
Duke u marrë gjithë jetën me ekzitencializmin dhe me vet A. Camus, më duhet tu them miqëve të FB- ut se absurdi përkufizohet si i tillë pikrisht për shkak se rri jashtë domenit të të kutuarit. Po të kuptohej racionalisht absurdi nuk do ishte absurd. Ai ka të bëjë me një shpërputhje të madhe midis asaj se çka mendojmë, planifikojmë dhe synojmë, në njëren anë dha, asaj që ndodhë pa vullnetin tonë si subjekte racionale. Prandaj situata kur ti organizon një koncert për ti zbavitur bashkëkombasit e tu dhe për tu knaqë në një mbrëmje festive dhe kur në po të njëjten kohë merr lajmin për vdekjën e nënës dhe , megjithatë nuk e anulon koncertin është situatë tipike absurde dhe tejkalon kapacitetin e mendjes për ta kuptuar atë racionalisht. Prandaj thuhet e shkruhet se absurdi ndjehet dhe nuk kuptohet me arsye.
Kur jemi te tema e absurdit më duhet të them se kryeministri po e ndjenë atë fort këtyre ditëve dhe nëse në rastin qe po i referohemi ai është ok! Dhe, nuk ka pse brengoset nga kritika paushalle, ai është ndodhur gjatë këtyre muajve të qeverisjes në situara edhe më absurde por nuk e di nëse po i ndien ato situata si absurde. Gjithë doktrinën e tij ai e ka ngritë mbi idenë e bashkimit kombëtar, ndërkaq marrëdhëniet me Shqipërinë Kosova nuk i ka pasë kaq në pikën zero asnjëherë për këto vite qe kurë jemi çliruar. Duke lexuar debatet dhe reagimet për pushuesit serbë në bregdetin shqiptar, për Minishëngenin apo Ballkanin e hapur, për Festen e birrës në Korçë nuk ke si mos ta ndiesh fort ndjenjën e absurdit si shpërputhjën më të madhe midis asaj qe kemi menduar, planifikuar e deklaruar, në një anë dhe asaj që po ndodhë në marrëdhëniet midis shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, sidomos në lidhje me mungesën e senzibilitetit për tu mirëkuptuar dhe për ti debatuar shqetësimet racionalisht. Madje edhe po të ketë gadishmëri qe koncerti apo ftesa për Bregoviq të anulohet ( gjë qe ka pak gjasa të ndodhë) dëmi politik dhe kulturor tashmë është kolosal. Në këtë kontekst të marrëdhënieve ndërshqiptare me vetëdije apo pa të, me qëllim apo pa qëllim të dy kryeministrat janë në situatë tipike absurde dhe përderisa ky i Kosovës po ep shënja se po e ndien atë situatë ( nuk mund të thëm nëse edhe po e kupton), ai i Shqipërisë jo vetëm qe nuk po ep shënja qe po e ndien por përkundrazi, po e thellon gjithnjë e më shumë dhe po e mbanë larg nga domeni i arsyes!