Lidhur me problemin e mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveria në seancën e sotme miratoi konkulzat e mëposhtme:
Inspektorati Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, urdhërohen që menjëherë të fillojnë një inspektim të koordinuar të jashtëzakonshëm në territorin e Qytetit të Shkupit, me qëllim përcaktimin e gjendjes me mbeturinat komunale dhe llojet e tjera të mbeturinave dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve përkatëse.
Njëkohësisht, urdhërohet edhe Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me institucionet kompetente, dhe Qyteti i Shkupit – Inspektorati Sektorial udhëzohet që të veprojë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore dhe të hetojë funksionimin e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale – Shkup dhe Kryetarit të Bashkisë së Qytetit të Shkupit në lidhje me mosmbledhjen e mbeturinave komunale, e cila paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve, tranmseton Lideri.mk.
Situata është alarmante dhe megjithëse juridiksioni është i Qytetit të Shkupit, për shkak të mosveprimit të vazhdueshëm, u bëjmë thirrje institucioneve që menjëherë të veprojnë sipas përfundimeve të arritura nga Qeveria.