Kolumna

A kanë të drejtë qytetarët ballaknik me mentalitet afrikan të festojnë ditën e Europës?

Ejup Berisha

Më 9 maj u shënua dita e Europës, ky event në mënyrë simbolike u shënua edhe këtu te ne në RMV. A duhet ta festojnë edhe qytetarët e Ballkanit ditën e Europës përgjigja është JO dhe atë me shkronja të mëdha, a e dini pse sepse për të festuar me qytetarët europian ditën e 9 majit dhe evente të tjera të përbashkëta me ta qytetarët ballkanit duhet të kenë mentalitet dhe praktika të përbashkëta me individ dhe me subjekte të atjeshme europjane. Cfar kanë të pëtbashkëta shtetet e Ballkanit apo dhe qytetarët e saj me shtetet apo dhe me qytetarët europjan. Me europjanët shtet e Ballkanit i kanë të pëtbashkëta vetëmse institucionet e shtetit si Parlamentin,Qeverinë, Gjykatat dhe institucionet e pushtetit lokal. Këto i kanë identike vetëmse në aspekt formal ndërsa në aspekt faktik të njëjtat i kanë të ndryshme. Pra dallimi mes tyre është në aspekt funkcional. Psh këtu në shtetet e Ballkanit Parlamenti, Organet e pushtetit gjyqsor si dhe ato të pushtetit lokal janë gjysëm funkcionale ndërsa ndërsa në Europë të njëjtat janë plotësishtë funkcionale. Këtu në RMV plotësishtë funkcionale është vetëmse Qeveria ndërsa institucionet e tjera të pushtetit i nënshtrohen vullnetit apo dhe sovranitetit të Qeverisë. Në shtetet dhe në shoqëritë e Europës ka sistem demokratik të qeverisjes jo vetëmse formal por edhe faktik, e te ne në Ballkan demokracia është vetëmse formale pra jo edhe faktike. Në shtetet e Europës ka zgjedhje reale demokratike ku subjektet politike edhe nëse kanë dëshirë që me cdo kusht që të fitojnë në zgjedhje të njëjtat atje në fund të këtij procesi janë të obliguara që ta respektojnë zgjedhjen e bërë nga ana e votuesve europjan si dhe tia urojnë fitoren subjektit fitues faktik në zgjedhje atje. Në Europë politikanët varen nga qytetarët e te ne qytetarët janë të varur tërësishtë nga politikanët.Në shtetet e Europës jo vetëmse qytetarët por atje edhe kafshët trajtohen me seriozitetin më të madh dhe këto gëzojnë autoritet të plotë e të pakontestueshëm ndërsa këtu te ne qytetarët nuk gëzojnë asnjëfar autoriteti, respekti dhe kujdesi ndërsa kur jemi te kafshët edhe këto këtu nuk kanë kurrfar trajtimi e as kujdesi normal. A e keni dëgjuar atë thënien e thënë shpesh në opinion “Se më mirë është të jeshë qen në Gjermani sesa zotëri në Maqedoni”.
Më tej në shtetet e Europës ka transparencë tejet të madhe për të gjitha qështjet publike e te ne për të njëjtat qështje jo vetëm që nuk ka kurrfar transparence por cuditërishtë të njëjtat trajtohen në mënyrë absurde me sekretin më të madh të mundëshëm.

Atëher më thuani se a kanë të drejtë qytetarët ballkanik me mentalitet afrikan që ta festojnë 9 majin ditën e paqës dhe të unitetit europjan.Përgjigja është sërish JO a e dini pse se qytetarët ballkanik nuk kontribuojmë jo vetëm për paqën por as për unitetin europjan por këta nuk kontribuojnë as pë paqën dhe unitetin e tyre. Dhe për fund qytetarët e Ballkanit vërtetë kanë veshje europjane por këta gjithashtu kanë edhe shumë të përbashkëta me afrikanët pra me ta të njëjtët kanë shumë vese dhe mentalitet të njëjtë. Fjalën e kamë për afrikanët e shteteve të pazhvilluara dhe tejet të prapambetura atje.