May 3, 2024
Maqedoni

Nxënësit e Bllacës nuk do të kalojnë më kufirin për të shkuar në shkollë

Një absurditeti në Bllacë kolegët e mi i dhanë fund kohë më parë!

Sot, nxënësit e Shkollës “Mihal Grameno” të Bllacës, jo që nuk e kalojnë kufirin për të shkuar në shkollë, por ata kanë qasje tek kushtet solide për një proces edukativo – arsimor, deklaroi zv/ministri i arsimit, Agim Nuhiu.

“Sfidë për ne mbeten kushtet në shkollat periferike në Brezë, Tanushë dhe Malinë!

Të qenit pranë nxënësve, mësuesve, stafit të shkollës dhe prindërve të fëmijëve përfaqëson sfidën e vërtetë të politikbërjes në arsim!

Nxënësit kanë nevojë për përcjellje, përkujdesje, dashuri…!”, shtoi Nuhiu.