April 30, 2024
Kolumna

A i paguajnë faturat e rrymës edhe funksionarët e shtetit, apo vetëm qytetarët?

Nga: Ejup Berisha

Është e vërtetë se qytetarët duhet ta paguajnë energjinë elektrike që e harxhojnë për nevojat e tyre personale dhe familjare. Pra këtë duhet ta paguajnë të gjithë qytetarët e vendit duke filluar prej atyre me status më të lartë e deri te ata me status të ulët social.Nga kjo rregull përjashtim bëjnë vetëmse rastet sociale të cilat në shtetet normale janë të liruar jo vetëmse nga obligimi i pagesës së energjisë elektrike por të njëjtët nuk paguajnë as ujë e as banesa nesë ato janë me qera. Përveq tyre të tjerat kategori të individëve të gjithë janë të obliguar që të paguajnë fatura të energjisë elektrike. Por për ta bërë këtë gjë besimi mes ofruesit të energjisë elektrike dhe shfrytëzuesve të saj duhet të jetë i ndërsjellë. Nuk është mirë që subjekti energjetik në rastin konkret EVN të merr guximin tu paguaj më shumë seç duhet para shfrytëzuesve të energjisë elektrike për harxhimin e saj. Thonë se ky veprim ka ndodhur dhe po ndodhë prandaj duhet vendosur rend, rregull dhe drejtësi në këtë çështje me qëllim çë të mos ketë dyshime dhe keqkuptime te qytetarët të cilët e nuhasin se po i paguajnë shuma të majme parashë për energjinë e harxhuar EVN-së.

E këso raste ka plot pra qytetarët e posaqërisht qytetarët shqiptarë kanë informata se bashkshtetasit e tyre maqedonas paguajnë më pak para për energji elektrike sesa që paguajnë ata vetë. Nëse është me të vërtetë kjo që thuhet kështu atëher duhet që ndërmarrja elektroenergjetike EVN ti eliminojë këto raste dhe siç theksova më herët të vendos drejtësi në sferën e pagesës së faturave të energjisë elektrike edhe për qytetarët shqiptar. A janë të gjithë qytetarët e RMV-së të barabartë para kushtetutës dhe ligjeve egzistuese të cilat janë në fuqi këtu në RMV po janë të paktën thuhet se janë në aspekt formal kjo në rastin konkret duhet të manifestohet edhe në aspektin faktik.

Dhe nëse kjo është kështu atëher edhe qytetarët shqiptar duhet të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë në RMV. Kështuqë edhe qytetarët shqiptar nëse janë të bindur se nuk janë të mashtruar dhe të manipuluar nga EVN do të paguajnë fatura të energjisë elektrike të harxhuar prej tyre. Por mua si autor i këtij shkrimi më intereson ta di se si është gjendja me pagesën e energjisë elektrike nga ana e politikanëve të RMV-së. Pra pyes se athua këta paguajnë me të vëtetë energji elektrike apo nuk paguajnë fare. Nuk guxojmë të paragjykojmë por duke e pasur parasyshë pozicionin e tyre tejet të favorshëm në skenën politike, forcën politike si dhe ndikimin e madhë të cilin e kanë të njëjtët në ambientin politik krijohet përshtypje se këta nuk paguajnë fatura për harxhimin e energjisë elektrike. Prandaj ndërmarrja elektroenergjetike EVN duhet ta marrë guximin dhe të publikon në opinion të dhëna të sakta se sa politikan paguajnë fatura për shfrytëzimin e energjisë elektrike e sa prej tyre nuk paguajnë. Këta duhet të jenë të realtë dhe të sinqertë në opinion me ato të dhëna. Kështuqë nëse politikanët paguajnë energji elektrike le të thuhet shkurt dhe çartë gjithashtu edhe nëse këta nuk e bëjnë këtë gjë shkurt dhe çartë EVN le të thotë se shumica e politikanëve nuk paguajnë për energjinë elektrike. Dhe nëse shumica e politikanëve eventualisht nuk i paguajnë faturat e energjisë atëher edhe shumica e qytetarëve kanë të drejtë ta bëjnë të njëjtin veprim apo edhe këta mund mos tia paguajnë faturat EVN-së.