May 22, 2024

Shkruan: Nehat Jahiu

Sapo lexova një bisedë mes disa shokve të përkatësisë kombëtare shqiptare. Biseda e këtyre djelmoshave zhvillohej me anë të shkrimit, por për fat të keq jo në gjuhën e tyre amtare shqipe.Biseda zhvillohej në gjuhën gjermane. Kur lexova këtë bisedë që nuk e kuptoja asnjë fjalë, sepse nuk ishtë gjuha e nënës sime dhe e të parëve të mi, por ishte shkruar në gjuhë të huaj të shkarravitur dhe zemra më pikonte gjak nga ajo që lexoja.Këtë dhembje shpirtërore motra dhe vëllezër kudo që jeni po ua shprehi edhe ju.Bashkbiseduesit i njihja që nga fëmijëria e tyre dhe i kisha pasur dikur nxënës dhe iu kisha ligjëruar gjuhën amtare shqipe në shkollë. E di se mezi ua kisha mësuar alfabetin e gjuhës shqipe, sepse ishin nxënës shumë të dobët. Tani këta gjenden përkohësisht me punësim dhe vendbanim në një vend të huaj jasht atdheut. Këta nuk janë të moshës së mitur, por janë të rritur, por edhe të martuar dhe kanë fëmijë. Besoj se këta ” shqiptarë” komunikojnë edhe me fëmijët e tyre në familje në gjuhë të huaj e jo në gjuhën shqipe. Çfarë të themi, o vëllezër pas kësaj që në të shumtën e rasteve hasi në gjëra të këtill!?… A thua vallë shqiptarët ndër sheku paskën vuajtur nga armiqtë shekullorë për këtë gjuhë tonën amtare, por edhe sa e sa kanë vuajtur nëpër burgje dhe sa e sa kanë mbetur pa gjymtyra dhe… E sa e sa kanë ra dëshmorë për gjuhën e të parëve tanë që ju e nënçmoni. Unë nuk kundërshtoj asnjë gjuhë të huaj që të mësohet, sepse aq sa më tepër gjuhë mëson aq më i ditur do të jeshë, por asnjëherë nuk mund të e arsyetojë kur shqiptarët flasin dhe shkruajnë, komentojnë në gjuhë të huaj duke anashkaluar gjuhën e tyre amtare.

Turp ju qoftë juve disave që veproni në këtë mënyrë!