A ekzistojnë përçarje mes Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit?
Në kuloare të ndryshme kohën e fundit kanë qarkulluar spekulime për gjoja përçarje në kreun e Lëvizjes Besa, mes kryetarit Bilall Kasami dhe deputetit Adnan Azizi, si sekretar i përgjithshëm i partisë. Këto spekulime i ka demantuar në mënyrë figurative deputeti Azizi, duke postuar një foto të përbashkët me Kasamin, shoqëruar me tekstin në vijim:
“Dardhat do të bëjnë në mot tha.
E nga e din?
Sepse arushës i hahet dardha…
Lëvizja BESA është super e unifikuar. Ata që presën të hanë dardha do ju mpihen dhëmbët. Nuk ju ndez propaganda e përçarjes!”, ka shkruar Azizi.
Ndryshe edhe Kasami në intervistën e fundit në Alsat mohoi ekzistimin e çfardo lloj përçarje me Azizin./Lideri