Kandidati i AKI-së për komunën e Gostivarit, Valbon Limani, në një prononcim për Tv21, ka theksuar faktin se për ti ikur përsëritjes së zgjedhjeve, me ekipin e tij do të sheh mundësitë ligjore që të ankimojë rezultatin në ndonjë vendvotim.

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor nuk është arritur cenzusi për komunën e Gostivarit. Dallimi është 21 votë duke mos u arrtur cenzusi prej 1 të tretave. Ekipi jonë është duke i shqyrtuar të gjitha procesverbalet në të gjitha vendvotimet. Dhe konform afateve ligjore deri sot në ora 19:00, aty ku kemi bazë ligjore me shumë gjasa do të ankikojm; ndonjë vendvotim’’, theksoi Limani pët Tv21.

Nëse KSHZ nuk i merr parasysh ankesat atëherë Limani thotë se do të përsëriteen zgjedhjet lokale për kryetar në komunën Gostivarit.

Valbon Limani isjte dukshëm me një diferencë të madhe të votave para kundërkandiatit nga VLEN, Sabaedin Dauti në zgjedhjet lokale të 10 tetorit.

Në Gostivar Valbon Limani mori 16.949 vota, ndërsa i dyti doli Sebaedin Dauti me 4.221 vota.

sqShqip