Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se ekziston mundësia që udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të bashkohet me qeverinë dhe shtoi se komunikimi për këtë çështje po zhvillohet në nivele të shumëfishta.

Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela.
Prej atje, as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë konfirmuar mundësinë që subjekti i udhëhequr nga Ziadin Sela të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Për momentin merremi me kongresin e partisë”, kanë deklaruar nga ASH Sela për portalin Lideri.mk.

Ndryshe, në një paraqitje në “TV24”, Mexhiti tha se dera për Selën është hapur dhe se po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së tij të mundshme në shumicën qeveritare.

“Ekziston një mundësi që Ziadin Sela të bashkohet me Qeverinë. Dera është hapur, ne komunikojmë në nivele të ndryshme”, tha ai./Lideri

sqShqip