Pas zhvillimeve me ujin në Gostivar, që rezultuan edhe me arrestime, përgjegjësi mo kërkohet edhe në institucionet e komunës së Likovës, transmeton Lideri.mk.
Përgjegjësi ka kërkuar kandidati i VLEN për kryetar komune në zgjedhjet e fundit, Nexhmedin Sadiku.
“Situata me ujin e kontaminuar me fekale në Gostivar duhet të marrë epilog ligjor ndaj të gjithë atyre që kanë pasur detyrimin të sigurojnë ujë të pijshëm për qytetarët dhe nuk e kanë bërë këtë.
Po ashtu, inkurajoj institucionet përgjegjëse që edhe për ujin me arsen, të cilin e konsumojnë nxënësit dhe qytetarët e Llojanit dhe Vaksincës, të kërkohet përgjegjësi nga institucionet komunale të Likovës, të cilat asnjëherë nuk arritën të sigurojnë ujë të pastër për këta banorë”, ka shkruar Sadiku.
Ai thekson se uji me përqendrim të arsenit mbi 5-fishin e lejuar është po aq i dëmshëm sa uji i kontaminuar në Gostivar!/Lideri.mk


