A do ta përkrahë LSDM-ja kandidatin e BDI-së në Kërçovë? Përgjigjet Zaev
Fushata për zgjedhjet lokale dita ditës po nxehet. Partitë politike po shpalosin kandidatët e tyre që do t’i prijnë garës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kujtojmë që më 22 korrik 2021 kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u dakorduan për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Por mbetet e paqartë mbështetja për kandidatin e Kërçovës nga radhët e BDI-së. Për këtë, TV21 e pyeti kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, nëse do ta përkrahë kandidatin e BDI-së në Kërçovë apo LSDM-ja do të garojë me kandidatin e vetë, por Zaev nuk dha përgjigje konkrete, duke shtuar se ditën e martë do të deklarohen për këtë çështje.
“Ditët e ardhshme do të miratohet vendimi në LSDM. Ku unë me sekretarët dhe zëvendësat do të japim deklarata për këto pyetje. Nuk do të doja këtu të jap përgjigje për këtë. Për këtë pyetje të martën do t’ju japim përgjigje”, u përgjigj Zaev në pyetjen e TV21.
Nderkohe dite me pare nje interviste per gazeten LAJM, zv.kryeministri i parë Artan Grubi tha se LSDM-ja do ta mbeshtete kandidatin e BDI-se ne Kercove.