Maqedoni

LSDM: VMRO nuk arriti te fsheh skandalin ne aeroport, tani Gashi duhet te jap llogari

Mickoski mori rolin e një polici dhe roje sigurie që në të ardhmen do të siguronte personalisht presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të shmangur skandalet. Kjo deklaratë është një skandal në vetvete, akuzojnë nga LSDM.

“A do të thotë kjo se në të ardhmen ai personalisht do t’i garantojë asaj se nuk duhet të kalojë dhe zbatojë procedurat e përcaktuara? Cili është ky mesazh mosrespektimi ndaj profesionistëve të MPB-së dhe aeroportit që zbatuan vazhdimisht procedurat?

Me këtë Mickoski konfirmon se sërish po vjen koha kur ligjet nuk zbatohen dhe procedurat mund të thyhen sipas vullnetit të “Sulltan” Mickoskit dhe partnerëve të tij në koalicion.

Publiku duhet ta dijë se në të njëjtën situatë identike në kohën e LSDM-së dhe kërkesës së Presidentes së Kosovës për të dalë përtej procedurave të parapara, asaj i është thënë qartë se si duhet ta bëjë këtë dhe pikërisht kështu është bërë inspektimi.

Në atë kohë, në aeroport nuk kishte asnjë person të armatosur për të kërcënuar sigurimin, i cili i trajtonte procedurat në mënyrë profesionale. Më pas nuk pati asnjë thirrje në telefon dhe asnjë ndikim politik nga asnjë politikan dhe prandaj nuk pati as skandal”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se Mickoski gjithashtu paragjykon dhe ndikon në hetimin e Prokurorisë dhe veçanërisht në seksionin e Prokurorisë për kundërvajtje nga policia, edhe pse është e qartë se kush dhe si i thyen ligjet.