Maqedoni

Në Aeroportin e Shkupit u konfiskuan 8 orë në vlerë të rreth 4.000 eurove

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit janë konfiskuar 8 orë të dorës në vlerë të 240.862,00 denarëve, transmeton TV21. Orët janë gjetur tek shtetasi i Maqedonisë së Veriut, që po vinte nga një fluturim prej Australisë.

“Kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar, por gjatë kontrollit doganor në bagazhin e pasagjerit u gjetën ora të padeklaruara: një orë dore Rado dhe shtatë orë dore Elite. Ndaj pasagjerit është ngritur kallëzim kundërvajtës për mos respektim të rregullave doganore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.