Shqipëri

Shabani, 8-vjeçari i zgjuar dhe shembullor që humbi jetën, u rrëzua nga kati i dytë

Shabani, 8-vjeçari shembullor dhe i zgjuar, që u rrëzua nga kati i dytë dhe humbi jetën
Shaban Bruçi, është 8-vjeçari që humbi jetën në Bathore pasi u rrëzua aksidentalisht nga kati i dytë i shtëpisë.

I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta, shkolla “Halit Coka” ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.

Në dedikim thuhet se Shabani shembullor dhe i zgjuar do t’u mungojë shokëve, mësuesve, nënës, motrës dhe dy vëllezëve.

Postimi i shkollës:

Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesve, nënës, motrës dhe dy vëllezëve, do ju mungojë Shaban Bruçi, ky djalë shembullor, i zgjuar, i dashur dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Shaban.

I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Shabanit!

I paharruar në zemrat tona!