Rritja e Prodhimit Bruto Vendor (BPV) në tremujorin e tretë të vitit 2025, e cila u publikua sot nga Enti Shtetëror i Statistikave, është rezultat i asaj për të cilën kemi punuar shumë gjatë një viti e gjysmë, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot në konferencën për shtyp.

“Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit 2025 ishte 3.8%. Kjo paraqet përshpejtim shtesë të aktivitetit ekonomik, pas rritjes prej 2.9% në tremujorin e parë dhe 3.5% në tremujorin e dytë të këtij viti. Gjithashtu, rritja prej 3.8% është një nga më të lartat në vitet e fundit. Krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-së, sipas të dhënave për tremujorin e tretë të vitit 2025, Maqedonia është në vendin e tretë për sa i përket rritjes së PBB-së, me ç’rast rritje më të lartë është shënuar në Irlandë dhe Danimarkë. Nëse krahasojmë me vendet e rajonit, për tremujorin e tretë të vitit 2025, rritja në Serbi ishte 2%, në Mal të Zi 3.1%, në Kroaci 2.3%, në Bullgari 3.1%, në Rumani 1.2%, etj. Në mënyrë kumulative, rritja në tre tremujorët e parë të këtij viti është 3.4%”, theksoi ministrja.

Gjithashtu shpjegoi se nxitësi kryesor i rritjes në tremujorin e tretë ishin investimet bruto, të cilat u rritën jashtëzakonisht, respektivisht prej 30.6% dhe që konsiderohet si rritja më e suksesshme që kur është matur aktiviteti ekonomik i vendit.

“Të dhënat mbi rritjen e investimeve”, theksoi ministrja, “janë treguesi më i mirë i besimit të lartë të investitorëve në ekonominë vendase. Në vazhdim, të dhënat konfirmojnë se angazhimi i fuqishëm i Qeverisë në periudhën e kaluar për investimet në kapacitete të reja prodhuese dhe rritja e konkurrencës së kompanive ka dhënë rezultate jashtëzakonisht pozitive”.

Sipas ministres, rritja e lartë e investimeve në këtë periudhë vjen si kombinim i disa trendeve pozitive në ekonomi, përkatësisht kontributit të aktivitetit investues të ndërmarrjeve vendase, si rezultat i shfrytëzimit të lartë dhe interesimit për linjën e favorshme kreditore të siguruar nga Qeveria, pastaj angazhimit të fuqishëm të Qeverisë për investimet kapitale dhe optimizimin e kostove, dinamikës dhe kushteve të tyre për ndërtim, si dhe përkrahjen e komunave për realizimin e investimeve kapitale me qëllim të zhvillimit të barabartë rajonal dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve. Duke i përmbledhur, trendi i tillë pozitiv i investimeve thekson politikat e duhura të Qeverisë, madje edhe në periudhë jashtëzakonisht sfiduese për ekonominë globale”, tha ministrja dhe shtoi se kontribut pozitiv ndaj rritjes kishte edhe në konsumin final prej 1.8%.

Siç tha ajo, të dhënat tregojnë se rritje kishte në të gjitha sektorët, në veçanti theksohet rritje e fuqishme në sektorin e ndërtimtarisë prej 21%, veçanërisht rritje të lartë kishte në ndërtesat e ulëta me pjesëmarrje prej 58.5%, rritje reale që nuk është shënuar në ekonominë maqedonase në dekadën e fundit.
Ministrja vlerëson se kjo rritje në ndërtesat e ulëta është në linjë me të dhënat e investimeve bruto dhe paraqet tregues plotësues në përshpejtimin dhe intensifikimin e investimeve kapitale në projektet e mëdha infrastrukturore.

Duke theksuar se rritje përskaj sektorit të ndërtimtarisë është shënuar edhe te shërbimet 2.9%, sektori i informacionit dhe komunikimeve prej 7.4%, veprimtaritë teknike, shkencore dhe profesionale 6.1%, tregtia dhe transporti 2.6%, industria 1.3%, bujqësia 4.0% dhe theksoi se kjo është nxitje për të gjithë Qeverinë të vazhdojë të punojë me ritëm më të shpejtë me qëllim të arritjes së normave më të larta të rritjes ekonomike dhe standardit më të lartë të jetesës për qytetarët.

sqShqip