Trupi i pajetë i të riut Mile Todorov (28) nga Negotino, i cili u raportua i zhdukur në janar të këtij viti, u gjet më datë 17 të muajit të kaluar, por ishte e nevojshme të kryhej identifikimi dhe autopsia, për shkak të mosnjohjes.

Siç mësoi jozyrtarisht “Fokus”, trupi u gjet në zonën e Negotinës, në një vend ku nuk kishte lëvizje të shpeshtë njerëzish, transmeton lideri.mk. Gjithashtu, informacionet fillestare jozyrtare nuk tregojnë nëse vdekja ndodhi si pasojë e një krimi, por kontrollet janë ende duke vazhduar.

Familja e tij dhe policia e kishin kërkuar atë për muaj të tërë.

Dje, motra e tij njoftoi në rrjetin social Facebook se vëllai i saj ishte gjetur i vdekur.

“FLUTURONI ME ENGJËJT, I DASHURI YNË. Zemrat tona do të mbeten bosh pa zërin, dashurinë, mirësinë, buzëqeshjen tënde… Dhimbja është e madhe, por kujtimet për ty do të mbeten të përjetshme në zemrat tona. Pusho në paqe dhe qetësi”, shkroi ajo.

sqShqip