Kryeministri Hristijan Mickoski në brifingun e mbajtur me gazetarët ka lavdëruar Komunën e Çairit se për festat e 28 Nëntorit krahas flamurit shqiptar është vendosur edhe ai i shtetit, ndërsa ka dërguar kritika të ashpra ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, për shkak se është festuar vetëm me flamurin shqiptar.
Mickoski tha se ai i ka dërguar edhe SMS porosi kryetarit të Strugës për këtë gjë.
“Për fat të keq, mundësi për përshtypje të dytë nuk ka për Qyrën, ndërsa përshtypja e parë ishte katastrofë”, tha Mickoski.

