Maqedoni

Azizi: Në njësinë e gjashtë fituam edhe një deputet!

Kanë përfunduar numërimet në Llërcë të Zhelinës. Para pak çastesh, Adnan Azizi nga koalicioni VLEN, shpalli fitoren.

“Me rezultatet e sotme sigurojmë edhe një mandat, respektivisht, numri i deputetëve të koalicionit VLEN shkon në 14”, tha para gazetarëve Azizi.

Sipas informacioneve të para nga tereni, rezultati në vendvotimin në Llërcë është 498 për VLEN-in ndërsa Fronti Evropian ka 48 vota.

Sipas kësaj, i bie që VLEN ka fituar një deputet në këtë zonë, duke barazuar kështu rezultatin në tetë me tetë.
Nga VLEN kanë filluar festimet në Llërcë, duke thënë se kanë arritur një fitore të madhe.