Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje lokale shiu herë pas here. Reshje më të dendura priten në pjesët perëndimore dhe jugore, ndërsa në malet më të larta reshjet do të kalojnë në borë.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë nga 2 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje lokale shiu dhe erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.
Nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike njoftojnë se, nën ndikimin e një aktiviteti ciklonik, nga orët e mbrëmjes së sotme deri në fundjavë do të pasojë një periudhë me mot kryesisht të vranët dhe reshje lokale shiu herë pas here, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore dhe jugore. Në disa nga malet më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Temperaturat minimale kudo do të jenë pozitive.

