Gruaja ndalon pjesëmarrjen e familjes në varrim, përgatiti listën e të ftuarve para se të vdiste
Grindjet familjare mund të shkaktojnë patjetër disa situata të vështira dhe kjo është e sigurt. Sidoqoftë, një grua ka dhënë fjalën e fundit duke përjashtuar disa anëtarë të familjes nga varrimi i saj.
Maria Paz Fuentes Fernandez, nga Spanja, e cila vdiq më 2 Qershor, nxori një liste për të ftuarit në varrimin e saj.
Ajo shkroi: Meqenëse familja ime nuk ka qenë e afërt me mua për një kohë të gjatë, unë deklaroj në testamentin tim të fundit që vetëm njerëzit e përmendur më poshtë mund të marrin pjesë në varrimin tim, kishë apo varreza.
Gruaja, mosha e së cilës nuk është raportuar, renditi 15 emra.
“Për të gjithë ju që nuk u kujdesët kurrë gjatë jetës sime, unë dua që të vazhdoni të jetoni larg meje, ashtu si ishit më parë”, ka shkruar ajo.
Lista e cila u botua në gazetën El Progreso në Lugo, Galicia, që atëherë është bërë virale në internet.
Disa njerëz e kanë përshkruar gruan si të guximshme që tregoi të vërtetën në momentet e saj të fundit.