BallinaMaqedoni

Zgjedhjet 2024, Anti-Korrupsioni formon 45 lëndë

Që nga shpallja e zgjedhjeve, Antikorrupsioni ka formuar 45 lëndë që kanë të bëjnë me dyshime për korrupsion zgjedhor. Pjesa më e madhe kanë të bëjnë me procedura të marrëdhënies së punës, punësime dhe shkarkime kurse ka edhe lëndë për keqpërdorim të veturës zyrtare dhe fillim të parakohshëm të fushatës.

Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit Tatjana Dimitrovska, në intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se KSHPK, me vetëiniciativë ka formuar edhe dy lindë që kanë të bëjnë me furnizime publike gjatë fushatës.

“Nga ky numër, 45 lëndë, të cilat kanë të bëjnë me ekzistimin e dyshimeve për shkelje të bëra gjatë procesit zgjedhor, janë formuar gjithsej 41 lëndë, gjegjësisht kallzime, të cilat kanë të bëjnë me procedura në marrëdhënie pune, dyshime për punësime, ngritje të procedurave diciplinore, ndërprerje të marrëdhënieve të punës. Komisioni antikorrupsion ka përpiluar 21 lëndë në këtë bazë. 4 lëndë kanë të bëjnë për pagesa të jashtzakonshme nga institucionet shtetërore, 2 lëndë për zhvillimin e aktiviteteve publike, sa i takon ndërtimin dhe rikonstruimit të objekteve 1 lëndë dhe njashtu 1 lëndë për keqpërdorime të shfrytëzimit të veturës zyrtare. 12 lëndët e mbetura kanë të bëjnë me aktivitete për nisjen para kohe të fushatës, angazhim shtesë të personave të punësuar në institucione shtetërore për nevojat e fushatës, zgjedhje të anëtarëve në bordet drejtuese dhe bordet e shkollave. Gjithashtu Komisioni Antikorrupsion me vetëiniciativë ka formuar 2 lëndë, njëra ka të bëjë me furnizimin e helikopterëve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe lënda tjetër u hap për furnizimin e veturave medicinale dhe gjithashtu vepruam ndaj një kundërshtese të dorëzuar nga një organizatori në fushatë, për të vazhduar procedurën për punësim.” – tha Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska.