“BDI kërkon krizë të panevojshme” – Gashi: Ja për çfarë kanë nevojë shqiptarët e RMV
Bashkëkryetari i opozitës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur rreth koalicionit Vlen dhe përballjes së saj me BDI-në në zgjedhje dhe pritshmëritë e koalicionit për raundin e dyte të tyre i cili do të mbahet më 8 maj.
“Zgjedhjet për ne kanë përfunduar. Votuesi i koalicionit Vlen është votues me vetëdije të lartë politike e ne nuk mund të ndikojmë madje mund të mos votojnë”, tha ai ndërsa u pyet se për kë do të shkojnë votat e koalicionit Vlen në këto zgjedhje presidenciale për Stevo Pendarovski e LSDM-së apo për Gordana Siljanovska e VMRO-DPMNE-së.
Gjithashtu Gashi tha se nëse shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk votojnë, kjo nuk do të thotë se po bojkotojnë vetëm e vetëm që të mos zgjidhet presidente Siljanovska. Ai tha se kjo qasje vjen nga BDI, e cila sipas tij do të qendrojë një ditë më shumë në qeveri.
“Nuk ekziston ajo mundësi BDI po mundohet fshehurazi të bëjë një gjë të tillë që të krijojë krizë të panevojshme, për shkak se një krizë politike më së shumti do i dëmtonte shqiptarët. Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për një qeveri e cila do të formojë menjëherë pas zgjedhjeve të 8 majit, një qeveri ku do të përfaqësohej nga Vleni me legjitimitet të plotë, që të fillojë të zgjidhë problemet e të rinjve.
Nëse nuk japim një shpresë për ta shumë të rinjë tashmë i kanë prerë biletat për të ikur, Ndaj ne nuk kemi kohë, krizat politike nuk na duhen. BDI e bën këtë vetëm për të qëndruar një minutë më shumë në qeveri. Por kanë 22 vite, i kanë dhënë të gjitha që mund të japin dhe i kanë marrë të gjitha që kane mundur të marrin”,-tha Afrim Gashi.